Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, bënë kërdinë në më shumë se 100 banesa

schedule14:25 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 14:25 - 20 Dhjetor, 2023

Garda Civile ka arrestuar 15 persona në Barcelonë, të cilët besohet se kanë kryer më shumë se 100 grabitje  në disa provinca, kryesisht në pjesën veriore të Spanjës, sipas mediave të vendit.

Organizata kriminale, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe spanjollë, e kishte bazën në Katalonjë, por vepronte në të gjithë Spanjën. Hetimi, i cili ka zgjatur për gati një vit, filloi në fund të janarit të kaluar.

Shqiptarët bashkëpunonin me shtetas spanjollë për detyra logjistike, si marrja me qira e automjeteve apo gjetja e banesës.

Organizata operonte nga ora 20:00 deri në mesnatë. Për të kryer grabitjet, ata kanë kapërcyer muret e shtëpive dhe më pas kanë gjetur mënyrën për të hyrë dhe kanë qëndruar brenda jo më shumë se pesë minuta.

Gjithashtu, grupi kriminal, të cilit i janë sekuestruar 10 mijë euro para të gatshme, tre armë, gjashtë makina dhe 15 celularë, ka përdorur gati 30 automjete të ndryshme për të kryer të gjitha grabitjet.

Kjo organizatë ndërkombëtare ka anëtarë në Francë, Itali, Shqipëri dhe Gjermani, ku një nga të arrestuarit u identifikua si autor i një grabitjeje në vitin 2016.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!