Mësuesi e nxënësi kampionë në mundje krahu, Bunjamin Lahu zbulon “sekretet” e fitores

schedule09:22 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 09:22 - 20 Dhjetor, 2023

Bunjamin Lahu është fitues i vendit të parë në armwrestling dhe nxënësi i tij, Hajrullah Shala është fitues i vendit të dytë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ndau detaje lidhur me këtë kampionat, duke zbuluar se për ta mundur kundërshtarin duhet forca dhe teknika, të ndërthurura me njëra-tjetrën.

Lahu ka theksuar se me pak përgatitje dhe punë, ia doli që dhe nxënësi i tij të triumfonte.

“Unë jam kategoria 110 minus. Gjatësia ime është 1.89. unë kam 14 vite që merrem me këtë sport që nga mosha e adoleshencës dhe kam 5 vite në anë profesionale. Kam qene kampion katër herë në Kosovë dhe dy herë nënkampion.

Kam një teknik sekrete që mund kundërshtarin. Duhet forca dhe teknika, janë 50 me 50 me njëra-tjetrën. Fituesi gjithmonë ka një favor sepse gjithmonë kalon në kualifikim, ndërsa humbësi skualifikohet dhe i duhet të bëjë dy gara.

Sigurisht si çdo lloj sporti e ka specifikën e vetë. Në këtë lloj sporti me rëndësi, janë tendinat dhe kyçi.

Edhe studenti im u shpall kampion në 100 kg plus. Kjo është kënaqësi se klubi jonë ka dalë me dy medalje. Me pak përgatitje dhe punë, edhe ai u përgatit dhe mori medaljen”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!