Një gol shumë i bukur i Sherif Kallakut i ka dhuruar fitoren dhe kreun e renditjes ekipit të Teutës. Djemtë e Bledi Shkëmbit mposhtën 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në “Elbasan Arena”. Përballja mes dy ekipeve bregdetare u dominua nga Teuta, që mund të kishte shënuar më shumë.
“Vendasit” e nisën ndeshjen me skemën 4-4-2, ndërsa vlonjatët u përgjigjën me një 4-1-2-3. Kuqezinjtë e Sadedinit patën një shans të artë në pjesën e parë, por Nebiu u frenua nga Stivi Frashëri.
Teuta ishte gjatë gjithë kohës në kontrollin e lojës. Sherif Kallaku u rrëzua brenda zonës në minutën e pestë, por Alla vazhdoi lojën. Ekipi bregdetar vazhdoi sulmet, por Hoxha, Kalid dhe Nikaç nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë. Teutës i mjaftuan dy minuta për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të shënuar golin e triumfit. Aksion shumë i bukur i ekipit të Shkëmbit. Nikaç uli një top për Kallakun, i cili tregoi klasin e tij, bëri një finte të bukur dhe lëshoi një goditje të pakapshme për Shpëtim Moçkën.
Kalid dhe Nikaç kishin mundësinë për të mbyllur ndeshjen, por nuk ia dolën përballë Moçkës. Edhe Florent Avdyli tentoi, por portieri mik priti në dy kohë. Minuta të mira për Teutën, por pa konkretizimin e duhur.
Çyrbja dhe Vila tentuan sërish në minjutat e fundit, por sfida nuk dhuroi më gol. Takimi u mbyll 1-0 dhe kjo fitore e ngjit provizorisht Teutën në vend të parë me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë nga Vlora mbeten në vend të fundit me vetëm dy pikë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
TEUTA – FLAMURTARI 1-0
(Kallaku 47′)
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Aleksi, Kallaku, Avdyli; , Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Deliaj; Pjeshka, Rrapaj; Nika, Sukaj, Ribaj. Trajner: Dritan Sadetini
Kartonë të verdhë: Gocaj 23′, Pjeshka 81′