“I paralajmëruam, por nuk pyetën fare!”, Lampard kundër Deschamps

schedule17:08 - 18 Tetor, 2019

schedule 17:08 - 18 Tetor, 2019

Frank Lampard ka mbetur i zhgënjyer nga Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze. Në mes është N’golo Kante, i cili është dëmtuar në kombëtare. Mesfushori nuk ishte gati për lojë, por Deschamps nuk pyeti dhe e grumbulloi për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Turqisë.

28-vjeçari ndjeu dhimbje gjatë nxehjes përpara fillimit të ndeshjes kundër Islandës, duke përkeqësuar gjendjen e kaviljes së majtë. Trajneri i Chelsea nuk do ta ketë të gatshëm për sfidën e nesërme kundër Newcastle dhe nuk e fsheh zhgënjimin e tij gjatë konferencës për shtyp.

I komunikuam trajnerit të Francës që Kante nuk po kalonte një gjendje të mirë dhe nuk mund të grumbullohej. Duhet të mendojmë gjithmonë për të mirën e lojtarit, kështu duhet të funksionojnë gjërat“, thekson trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al