TIRANË- Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë, talente e profesionistë në Shqipëri.
Në këtë mbrëmje gala, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.
“Unë po e legalizoj si shqiptar”, tha Begaj, ndërsa kryeministri Edi Rama lexoi përmbajtjen e dekretit, i cili tha se futet në fuqi menjëherë. /n.m.abcnews.al