Kryeministri britanik, Rishi Sunak thotë se shumë civilë kanë humbur jetën në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
“Askush nuk dëshiron ta shohë këtë konflikt të zgjasë një ditë më shumë”, theksoi Sunak, shkruan BBC.
Duke folur për gazetarët në Skoci, ai përsëriti se ndërsa Izraeli e ka të drejtën për t’u mbrojtur pas sulmeve të 7 tetorit, duhet ta bëjë këtë “në përputhje me të drejtën humanitare”.
Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rriti thirrjet e saj për armëpushim në Gaza. Sunak deklaroi qeveria ka qenë “konsistente” në thirrjen për një armëpushim të tillë./abcnews.al