Mjetet që transportonin ndihma në qytetin e Rafah në Gaza u rrethuan nga turma njerëzish që po përpiqeshin të merrnin furnizime jetike. Disa hipën në kamionë dhe disa vrapuan pas tyre. Në një video, shihet që ndihmat bien nga kamioni dhe dhjetëra njerëz nxitojnë për të marrë kutitë në mes të rrugës.
Në një konferencë për shtyp të enjten, OKB tha se njerëzit e uritur po ndalonin kamionët që transportonin furnizime dhe po hanin menjëherë të gjitha ndihmat ushqimore.
Ndërkohë, 10 ditë pas vetos së SHBA-së, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë sot një projekt-rezolutë të re që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
Javën e kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi praktikisht të njëjtin tekst me 153 vota pro, 10 kundër dhe 23 abstenime nga gjithsej 193 shtete anëtare.
Pas këtij rezultati, vendet arabe njoftuan një përpjekje të re në Këshillin e Sigurimit. Projekt-rezoluta e re, e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe e parë nga AFP, bën thirrje për armëpushim dhe kalimin e ndihmave.
/abcnews.al