VIDEO/ Freiburg nuk “fal” në shtëpi, Koln vijon të mbetet në “zonën e ftohtë” të Bundesliga

schedule18:22 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 18:22 - 17 Dhjetor, 2023

Skuadra e Koln vazhdon krizën e thellë të këtij fillim sezon, teksa as në transfertën e Freiburg, nuk arriti të bëjë ndryshimin, duke u mundur kësaj here nga “shqiponjat” vendase, në “Europa-Park Stadion”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Djemve të Christian Streich u mjaftuan dy gola në pjesë e dytë, fillimisht nga Michael Gregoritsch, në minutën e 72’-të të sfidës e më pas nga hungarezi, Roland Sallai, në minutën e 95’-të, për të siguruar një fitore me shumë vlera, përsa i përket garës për një vend në zonën Evropiane, si dhe për të zhytur edhe më tej, skuadrën e Koln.

Përsa i përket renditjes, në tabelën e Bundesliga, falë kësaj fitoreje, “Shqiponjat” e Freiburg ngjiten në vendin e 6-të të tabëles, me 24 pikë, 1 më shumë se Hoffenheim i vendit të 7-të dhe 2 më pak se Dortmund i vendit të 5-të, ndërsa skuadra e Koln mbetet në vendin e 16-të të renditjes, me pikë të barabarta me Union Berlin dhe 1 pikë më shumë se skuadra e Mainz. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: