VIDEO/ Kreu vrasjen në burgun e Peqinit, policia ushtron kontroll në banesën e Sokol Mjacajt në Shkodër

schedule09:56 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 17 Dhjetor, 2023

ABC News ka siguruar pamjet e kontrollit nga policia në banesën ku jetonte më parë Sokol Mjacaj në Prekal të Shkodrës.

Kushtet në këtë banesë, siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervin Leka janë në gjendje të keqe, ndërsa aty mësohet se jetonte babai i tij.

Sokol Mjacaj ka dhënë sërish dëshmi në lidhje me vrasjen që kreu në burgun e Peqinit, ku mbeti i vdekur Arben Lleshi, ndërsa Indrit Shaqja mbeti i plagosur.

Mjacaj ka deklaruar se po të mos e kishte marrë vesh se do të futej në regjimin 41 bis, nuk do ta kryente vrasjen, atë ditë. Për regjimin 41 bis, ai ka deklaruar se i kanë thënë të burgosurit e tjerë duke iu drejtuar “qenke i rrezikshëm ti Sokol, se do të fusin në izolim”.

Ai ka qëlluar 5 herë me pistoletën me mulli. Plumbat, Arben Lleshin e kanë kapur në pjesën e qafës dhe të gjoksit. Ndërkohë i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ku plumbi ka hyrë dhe ka dalë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sokol Mjacaj është pyetur për disa emra konkret, për sa i përket vrasjes së Arben Lleshit nëse ishte paguar apo jo, por ai ka vijuar të heshtë dhe të thotë se e vrau për sherrin brenda burgut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!