Një 48-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Istanbul”.
Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.
Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda./abcnews.al

