Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

schedule07:45 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 07:45 - 17 Dhjetor, 2023

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron dhe homologia gjermane, Annalena Baerbock kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, por nuk kërkuan një armëpushim të menjëhershëm.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të hapur rrugën drejt një armëpushimi të qëndrueshëm, duke çuar në një paqe të qëndrueshme. Sa më shpejt të vijë, aq më mirë – nevoja është urgjente”, deklaruan Cameron dhe Baerbock në një artikull të përbashkët të Sunday Times, duke shtuar se shumë civilë janë vrarë.

Në artikull, as Cameron dhe as Baerbock nuk besojnë se thirrja për një armëpushim të përgjithshëm dhe të menjëhershëm është zgjidhja.

“Hamasi sulmoi barbarisht Izraelin dhe ende gjuan raketa për të vrarë qytetarët izraelitë çdo ditë. Hamasi duhet të dorëzojë armët Lënia e Hamasit në pushtet në Gaza do të ishte një pengesë e përhershme në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, sipas tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!