Duket se është e vështirë të ndryshojmë.
Dhuna goditi përsëri futbollin shqiptar dhe kjo vetëm një ditë pas një vendimi me përjashtim.
Ngjarja ngjau në stadiumin e Beratit, në sfidën mes Tomorit e Vorës në Kategorinë e Parë, ku vendasit e pakënaqur iu vërsulën arbitrit dhe madje e goditën.
Kjo ndodhi shpejt, pasi gjyqtari Bebja dha dy kartonë të kuq radhazi për beratasit, në minutat 14 e 16, duke I lënë me 9 lojtarë.
Sulmi ndaj arbitrit ishte masiv, ndonëse goditja u bë nga individë të caktuar.
Pavarësisht nga dhuna fizike e psikologjike, ndeshja u ndërpre vetëm për pak minuta dhe pastaj rifilloi e vazhdoi deri në fund, duke u mbyllur me fitoren e miqve me shifrat 1-0.
Ngjarja në Berat erdhi vetëm një ditë pasi Komisioni I Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit përjashtoi nga kampionati ekipin e Shënkollit, dhe e zbriti një kategori më poshtë.
Klubi I qarkut të Lezhës u shpall fajtor për dështim në organizimin e ndeshjes ndaj Murlanit, që e humbi 0-3 në tavolinë.
Në atë sfidë të Kategorisë së Dytë u godit zyrtari I ndeshjes nga lojtari vendas, Anton Llezhi, I cili u pezulluar për 15 ndeshje. /i.m /abcnews.al