Drejtoria Teknike e FSHF dhe Presidenti Duka, mbledhje organizative me trajnerët e të gjitha ekipeve Kombëtare

schedule16:01 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 16:01 - 16 Dhjetor, 2023

Drejtoria Teknike e FSHF organizoi një takim me të gjithë trajnerët dhe stafet e ekipeve Kombëtare ku ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në nisje të takimit Presidenti Duka bëri një analizë të punës që është bërë në të gjithë vitin nga stafe tekniket me të gjitha ekipet Kombëtare e që kulmoi me kualifikimin e Kombëtares A në finalet e Euro 2024.

Gjithashtu, ai theksoi se ka shumë vend për përmirësime dhe kërkoi nga të gjithë që të punohet edhe më mirë në mënyrë më të organizuar që të kemi sa më shumë rezultat pozitive në të gjitha moshat.

Presidenti Duka shtoi se investimet e FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për ekipet kuqezi kanë qenë të mëdha dhe kjo gjë që duhet të reflektohet edhe në fushën e lojës përmes rezultateve.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit nënvizoi se kjo mbështetje nuk do t’i mungojë për asnjë çast dhe se duhet me objektiva të qartë për të vazhduar me rritjen e talenteve të reja dhe ekipeve kombëtare.

Trajneri i kombëtares, Silvinjo, gjithashtu falënderoi trajnerët për punën e bërë dhe u shpreh i gatshëm që të japë mbështetjen e tij për të ndarë eksperiencën e tij në çdo moment për organizimin e punës.

Edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, foli gjatë mbledhjes në lidhje me planin e punës dhe strategjinë që ka ndërtuar drejtoria për të pasur një organizim sa më të mirë dhe për të arritur rezultatet edhe më të mira në vazhdimësi. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!