Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku: Do të jetë një kapacitet i shtuar në zinxhirin e prodhimit të KESH

schedule18:00 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 18:00 - 15 Dhjetor, 2023

Parku fotovoltaik i Belshit është një tjetër projekt, i cili do të mbështetet nga Komisioni Europian përmes një granti, tashmë të miratuar. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku tha për ABC News se janë në prag të hapjes së ankandit të katërt.

Ministrja theksoi se rreth 10 milionë euro janë dhënë grant nga BE, shoqëruar me kredi të butë ndërsa shtoi se ky do të jetë një kapacitet i shtuar në të gjithë zinxhirin e prodhimit të energjisë.

“Vendi ynë ka shpallur një strategji kombëtare sa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme. Shqipëria është kampione e burimeve të rinovueshme por burimi kryesor kanë qenë hidrocentralet. Nga viti 2019, kemi nisur një proces transparent ndërkombëtar të ankandeve dhe jemi në fazën e hapjes së ankandit të katërt por ndërkohë kemi parë të arsyeshme që vetë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, prodhuesi shtetëror i energjisë elektrike të aplikonte në një nga thirrjet të ëBIF që mbështesin projekte inovative në energjinë e rinovueshme kështu që KESH, përveç hidrocentraleve që janë në pronësi të tij dhe disa iniciativave të tjera si parku fotovoltatik në digën e Vaut të Dejës, 5.2 mega apo një tjetër fotovoltaik që mbështetet nga BERZH do të kemi edhe këtë njësi me 50 megavat orë. Gjithë investimi shkon 40 milionë euro dhe kemi përfituar rreth 10 milionë euro, një grant i shoqëruar me kredinë e butë dhe do të jetë një kapacitet i shtuar në të gjithë zinxhirin e prodhimit të KESH duke e bërë më të lehtë të gjithë strategjinë tonë për diversifikimin e këtyre burimeve”, përfundoi Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!