Gëzim Toma tenton të arratiset nga burgu i Peqinit

schedule11:01 - 18 Tetor, 2019

schedule 11:01 - 18 Tetor, 2019

Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Sipas të dhënave të para, Toma u pikas nga roja e sigurisë së burgut.

I dënuar me 20 vite: Kush është Gëzim Toma që tentoi arratisjen nga “Alcatraz-i” shqiptar

Ai është një prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës.  Gjithashtu bashkë me Admir Tafili dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte./abcnews.al