Christopher Nkunku më në fund është në linjë për të bërë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare për Chelsea rreth gjashtë muaj pas përfundimit të një transferimi prej rreth 60 milionë eurosh.
Sulmuesi francez kaloi në “Stamford Bridge” më 20 qershor, dhe transferimi i tij nga Leipzig bëri shumë bujë në Angli, kjo pasi 26-vjeçari kishte shënuar 58 gola në dy sezonet e tij të fundit në Gjermani.
Megjithatë, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë parasezonit dhe kreu një operacion, gjë e cila e mbajti jashtë fushave deri më tani. Në konferencën për shtyp, trajneri Pochettino konfirmoi se Nkunku është gati për të shkelur fushën e blertë.
“Po, ai mund të përfshihet në skuadër. Ky është një lajm shumë i mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të heshtur në mënyrë që të mos i bëjmë të gjithë presionin e mundshëm. Ai ka nevojë për kohë, ta njoh Premier League.
Është një motivim i madh për ne, për shokët e skuadrës dhe tifozët që të shohim të gjithë një lojtar që duhet të jetë i rëndësishëm për ne dhe të jetë në skuadër për herë të parë”, tha Pochettino./h.ll/abcnews.al
Back in full team training. ?
??? @C_nk97 & @Gusto_Malo. pic.twitter.com/Mim8jKQZNn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 15, 2023