Avionët e ushtrisë izraelite lëshuan fletëpalosje për civilët që jetojnë në zonat kufitare në Libanin jugor, që “paralajmëronin rreth Hezbollahut”. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, avionët izraelitë shkelën hapësirën ajrore libaneze dhe u hodhën fletëpalosje paralajmëruese banorëve të vendbanimit Kefr Shuba në rajonin kufitar.
Në fletëpalosjen e shkruar për banorët që jetojnë në jug të vendit, thuhej se Hezbollahu ka depërtuar në biznese, tokat bujqësore dhe shtëpitë e civilëve për të kryer aktivitete kundër shtetit të Izraelit dhe se i përdor pronat për plane “terroriste”.
Po ashtu thuhet se banorët e jugut duhet të ndalojnë Hezbollahun për sigurinë e tyre dhe të jenë të kujdesshëm në rajon, duke shtuar: “Rreziku i vërtetë është se anëtarët e Hezbollahut vazhdojnë të fshihen në zonat civile. Kjo është ajo që ju dëmton edhe ju”.
Që nga 8 tetori ka pasur përleshje mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin Izrael-Liban. Deri më tani në këto përleshje kanë vdekur 105 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.
Gjithashtu, për shkak të përleshjeve, 24 civilë kanë humbur jetën në Liban dhe 5 në Izrael.