Një 13 vjeçar nga Ohio, SHBA, akuzohet se dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një sinagogë hebreje. 13 vjeçari akuzohet për nxitje paniku dhe sjellje të çrregullt, raportojnë mediat e huaja.
Ai akuzohet se ka postuar një “plan të detajuar për të kryer një sulm masiv” në Temple Israel në Kanton, një qytet në jug të Akronit, në platformën e transmetimit të drejtpërdrejtë Discord.
Akuzat vijnë mes një rritje të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Vetëm në SHBA, incidentet antisemitike u rritën 35% nga viti 2021 në 2022.
Rasti i sinagogës së Kantonit doli në dritë më 1 shtator dhe u raportua te organet e zbatimit të ligjit, sipas dokumenteve të gjykatës. Seanca është caktuar për 20 dhjetor./abcnews.al