Shpërblim përfituesve të ndihmës ekonomike/ Xhepa: Ky rialokim buxhetor është lajm pozitiv dhe i pritshëm

schedule14:30 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 14:30 - 14 Dhjetor, 2023

TIRANË- Të gjitha kategoritë e ndihmës ekonomike do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për fundvit. Ky ndryshim vjen pasi qeveria rishikoi buxhetin e vitit 2023 sërish me akt normativ. Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, në një konferencë për mediat këtë të enjte. Ai tha se do të rialokohen 20 miliardë leke në mbyllje të këtij viti.

Në fokus të emisionin “Money Report” me gazetaren Genta Dobra ishte ky zhvillmi i ri, i cili është padiskutim i mirëpritur për të gjithë shtresat në nevojë.

Kështu shprehet edhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, i cili theksoi se rialokimi i fondeve dhe ndihma e dhënë për shtresat në nevojë është një lajm i pritshëm për të gjithë, sidomos tani, që jemi në prag festash.

“Ky rialokim buxhetor është lajm pozitiv dhe i pritshëm. Është mjaft pozitiv në krahasim me vitit e kaluar, sepse targetohen shtresat në nevojë. Kemi pasur dhe një detyrim ndaj tyre, sepse vendosim një taksë për prodhuesit e energjisë, është pozitive që u rialokua ky buxhet”, tha ai.

Sipas tij, duke parë treguesit makro-ekonomikë, Xhepa theksoi se ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në një klimë stablizimi, ndërsa shpreson që përgjatë 2024 inflacioni të vihet nën kontroll. Ai u shpreh se Shqipëria duhet të ndërtojë një model të ri ekonomik, në bazë të së cilit të ketë një ndarje më të drejtë të të ardhurave kombëtare.

“Kemi një stabilizim të ekonomisë, shpresojmë që gjatë 2024 inflacioni të vihet në kontroll. Në afatgjatë duhet të ndërtojmë një model ekonomie, për një ndarje më të mirë të të ardhurave kombëtare”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!