Salianji shigjeton Berishën nga SHBA: Të luftohet korrupsioni, pavarësisht personave dhe fuqisë së tyre

schedule13:05 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 13:05 - 14 Dhjetor, 2023

Nuk janë vetëm socialistët që shpesh ia kujtojnë Berishës se është person i sanskionuar nga SHBA, për korrupsion madhor dhe për këtë duhet të japë llogari, por edhe demokratët sic duket, kur u jepet rasti, nuk e anshkalojnë.

Dhe jo vetëm ata të Lulzim Bashës, por edhe ata që prej tetorit janë bashkuar me të për t’u fuqizuar në Parlament.

Ervin Salianji është i fundit që duket se po i përcjell një mesazh, nga SHBA-ja, ndërsa ishte në një konferencë botërore për anti-korrupsionin. Deputeti demokrat thumbon Berishën, ndërsa thotë se të gjithë të korruptuarit duhet të hetohen, pavarsisht fuqisë së atyre.

“Në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë.
Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve”, shprehet Salianji.

Sali Berisha pasi refuzoi SPAK-un disa herë, pas dhënies që pritet t’i jap Parlamenti Strukturës së Posacme anti-korrupsion, do të duhet të ndërrojë fletën e historisë së tij me drejtësinë, ndërsa hetimet ndaj tij të përundojnë për akuzën e korrupsionit me vënien në shërbim të strutkruave shtetrore, për të privatizuar ish-kompleksin Partizani, ku përfitues është dhënti i tij, Jamarbër Malltezi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!