Britania ka shpalluar “non grata” kolonët ekstremistë izraelitë, për shkak të dhunës së vazhdueshme në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, i cili tha se kolonët izraelitë nuk do të lejohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rikujtojmë se në një mesazh në X, Cameron akuzoi kolonët ekstremistë se po vrisnin civilët palestinezë, duke theksuar se ata minojnë sigurinë dhe stabilitetin si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.
“Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të ashpra për të ndaluar dhunën e kolonëve, duke dënuar autorët. Ne po ndalojmë personat përgjegjës për dhunën të hyjnë në MB për t’u siguruar që vendi ynë nuk mund të jetë një shtëpi për njerëzit që kryejnë këto akte të tmerrshme”, tha ai.
Vendimi i Britanisë vjen pas SHBA-së në fillim të këtij muaji, kur kur Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se po ndërmerrte veprime për të ndaluar agresionin e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve.
Sulmet janë shtuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, i shkaktuar nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.
/abcnews.al