Pas Talat Xhaferit, kryeministër, BDI synon edhe president shqiptar/ Mehmeti: Është shumë vështirë të zgjidhet

schedule16:52 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 16:52 - 13 Dhjetor, 2023

Pasi Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë e përkohshme në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja synon që të bëjë edhe Presidentin e parë shqiptar.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, analisti Ibrahim Mehmeti ka komentuar këtë deklaratë të BDI. Ai ka theksuar se kjo ide ka ekzistuar dhe më herët, pasi ka pasur përpjekje të tilla.

Sakaq, Mehmeti ka theksuar me zgjedhje të drejtpërdrejta, një president shqiptar mendoj që është shumë vështirë.

“Kjo është një ide që ka ekzistuar dhe më herët, ka pasur dhe përpjekje për diçka të tillë. Mirëpo, është fakt që mungojnë numrat që sigurojnë një president shqiptar. Ka pasur dhe debate për ndryshimin e Kushtetutës, kthimin e modelit të vjetër, ku kryetari i shtetit të zgjidhet në parlament. Kjo është diskutuar, mirëpo, deri tani nuk ka pasur pajtim. Me zgjedhje të drejtpërdrejta, presidenti shqiptar mendoj që është shumë vështirë. Por kjo që BDI e ka hedhur në opinion, mund të merret si refleksion i kandidaturës që kjo parti e ka përkrahur. Kjo ishte në mandatin e kaluar dhe do të ndodhë dhe tani në këto zgjedhje. Kjo mund të interpretohet edhe si një arsyetim i BDI sepse ka pasur sulme nga shqiptarët, pse shkon me kandidatët e përbashkët në partinë maqedonase dhe BDI këtë e ka shpjeguar me faktin që më mirë është që të zgjedhim ne një kandidat prej në fillim sesa ta përkrahim në raundit e dytë, apo të mos kemi asnjë lloj ndikimi”, tha ai./abcnews.al