Dani Ceballos i dha fitoren Real Madrid në Berlin. Një gol i festuar me inat, duke çliruar të gjithë tensionin e akumuluar në muajt e fundit tepër të vështirë.
“Pak nga pak po fitoj vetëbesim. Është e vërtetë që nuk jam në maksimumin tim, por goli më ndihmon. Skuadra më ka dhënë gjithmonë shumë besim. Por mbi të gjitha, ka qenë e rëndësishme mbështetja e familjes sime.
Kanë qenë momente të vështira, për shkak të dëmtimeve dhe sepse kur hyra në loja nuk gjeja ritmin. Por tani jam i lumtur për fitoren dhe për këtë gol, jam shumë i lumtur.
Nëse jam këtu sot, kjo është falë ndihmës së tij themelore. Ai e di se sa shumë kam kaluar, më ka mbështetur gjithmonë. Më tha se ishte shumë i lumtur për golin. Besimi i tij është thelbësor, është si një baba për mua, për të gjithë ne”, është shprehur Dani Ceballos./h.ll/abcnews.al