Tre persona, përfshirë një vajzë 7-vjeçare, kanë humbur jetën mbrëmë si pasojë e zjarrit që ra në një pallat në Litkarin afër Moskës, njoftoi Prokuroria e Rajonit të Moskës.
“Sipas informacioneve paraprake, ka rënë zjarr në një banesë që ndodhet në katin e parë të një pallati në rrugën “Prvomajska”. thuhet në raport.
Prokuroria po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
/abcnews.al