Sulm me raketa në Kiev, 53 të plagosur, mes tyre fëmijë

schedule08:47 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 08:47 - 13 Dhjetor, 2023

Kievi u zgjua nga zhurmat e raketave ruse këtë mëngjes, ku si pasojë 53 persona janë plagosur, mes tyre 6 fëmijë. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia filloi sulmin e saj në orën 03:00. Ata thanë se rrëzuan 10 raketa.

Sipas kryetarit të qytetit Vitali Klitschko, një ndërtesë apartamentesh u dëmtua në rrethin e Dnipropetrovsk.

Ky është sulmi i dytë kundër Kievit brenda një jave.

/abcnews.al