“30 vite pandëshkueshmëri, partitë s’kanë menduar një plan B”, Minxhozi: PS, më e goditura nga SPAK. Opozita, e prekur në nivele të larta

schedule21:04 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 21:04 - 12 Dhjetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi thekson se drejtësia e re ka krijuar efektin ‘mish mashë’ në politikën shqiptare për shkak të pandëshkueshmërisë gjatë 30 viteve. I ftuar në emisionin “Real Story”, Minxhozi shtoi se partitë nuk kanë menduar për një plan B dhe se liderët një ditë do të duhet që të largohen.

Ai shtoi se më e goditura nga SPAK-u është vetë PS por në nivele më të ulëta në krahasim me opozitën, që është prekur në pozicione më të larta.

Rrezikojmë të ngelemi pa opozitë po pse. Mendoj se përgjigja e kësaj pyetje na çon tek rrënja e problemit. Pse ka hyrë sot drejtësia dhe po krijon gjithë këtë mish mashë. Sepse në thelb kemi pasur 30 vjet pandëshkueshmëri. Partitë nuk kanë menduar për një plan B. Liderët e partive nuk e kanë menduar se dikur do të ikin. Dhe sa keq ndihet PD sot por edhe ish LSI. Ndërkohë që PS, e para, konsumon pushtetin dhe është më komode sepse ai që është në majë të kalit është më komod se ai në këmbë. Por e dyta, PS është në rotacionin e dytë. Rama nuk është kryetar historik i partisë.

Nano ka ikur në moshën 53 vjeçare në 2005. Ndërkohë që LSI ndërroi emrin, Ilir Meta mezi priti që të mbarojë mandatin e presidentit që të rikthehet në parti dhe askush nuk mendon ditën që do të vijë natyrshëm se ka një largim. Për këta dy zotërinjtë që janë më të hershëm në karrierat politike se Rama, sepse këtu është gjithmonë ai stacioni i parë i autobusit që ka rëndësi, kur i ke hipur këtij autobusi, pra karrierës politike. Kemi dy krerë partish, Berisha dhe Meta që kanë një karrierë të stërzgjatur politike dhe nuk është normale që të qëndrosh kaq gjatë.

Këtu po futet edhe Rama gradualisht ndërkohë që vetë PS tabunë e kryetarit historik bëhen 18 vjet që e ka tejkaluar ndërkohë që këto parti duhet të mendojnë ende se çfarë duhet të bëjnë kur të rriten. Rama nuk mund të jetë i shkëputur nga ky kontekst, sepse politika është një bursë dhe vlera arrihet përmes konfrontimit të garës me atë që ke përballë. Rama ka 11 vjet në pushtet dhe ka diagnoza të tjera nga Berisha dhe Meta, por nuk do të thotë se nuk i ka diagnozat. Më e goditura nga fenomeni SPAK është vetë PS, opozita është e goditur në nivel të lartë por krahu tjetër është goditur masivisht me 12 zyrtarë të lartë, ministra, krerë bashkish, deputetë.“, theksoi Minxhozi./abcnews.al