Kaloi te Barcelona, vetëm në fillim të sezonit, por duket se mund të largohet nga këta të fundit, në merkaton e dimrit. Bëhet fjalër për “tankun” e mesfushës, Oriol Romeu, pasi duke parë ecurinë e këtij sezoni, “bardhekuqtë” kërkojnë forca shtesë, në çdo pozicion të fushës.
Pavarësisht dëshirës së madhe për të transferuar “veteranin” e mesfushës, ky operacion nuk pritet të jetë aspak i lehtë, sidomos pas dëmtimit të spanjollit, Gavi, dëmtim, i cili lë jo një boshllëk të vogël, në mesfushën e “blaugranave”.
Ndërkaq, kujtojmë se “veterani”, për të cilin Barcelona pagoi plot 3.4 milionë euro gjatë merkatos së verës ka zhvilluar deri më tani plot 17 paraqitje, për “blaugranat” mes kampionatit e UEFA Champions League, teksa ka arritur të regjistrojë edhe 1 asistim. /i.m /abcnews.al