Goditi me grusht arbitrin në Turqi, pezullohen ndeshjet e Superligës turke

schedule09:56 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 12 Dhjetor, 2023

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Superligën turke, mbrëmjen e të hënës, që sapo lamë pas, me Presidentin e klubit të Ankaragucu, Fati Koca, goditi pas përfundimit të ndeshjes me Rizespor, arbitrin kryesor Halil Umut Meler, teksa gjithçka ndodhi pas një goli të skuadrës së Rizespor që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 97.

Nervat e Presidentit të Ankaragucu nuk mbajtën dhe u fut menjëherë në fushë duke goditur me grusht në fytyrë arbitrin, i cili u shemb në tokë. Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili dënoi dhunën dhe i uroi shërim të shpejtë arbitrit Meler. Pas reagimit të Erdogan, një vendim mbi këtë ngjarje mori edhe Presidenti i Federatës së Futbollit në Turqi, i cili deklaroi se sporti nuk ka lidhje me dhunën ndërsa konfirmoi se për momentin futbolli në Superligën turke është i pezulluar pa afat. /i.m /abcnews.al