Përplasjet e dhunshme në derbin e kryeqytetit, Disiplina me “dorë të hekurt” për 14 tifozë

schedule08:16 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 08:16 - 12 Dhjetor, 2023

Pas akteve të dhunës që shoqëruan ndeshjen KF Tirana – FK Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 14 tifozë, të cilëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara për një periudhë të pakufizuar kohe.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen KF Tirana – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

–  Denis Ahmeti

–  Renis Maçi

–  Qemal Cano

–  Endri Mesiti

–  Juxhin Seferi

–  Mishel Burreli

–  Redi Sinani

–  Erinol Dushaj

–  Grejsi Sorra

–  Lorjan Beqo

–  Elvis Qatia

–  Herald Huqi

–  Donald Ismaili

–  Armand Shëngjergji

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.