Dy persona janë arrestuar në Elbasan, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se pronari i një lokali dhe kamarieri i punësuar në mënyrë të paligjshme, janë kapur duke vënë baste sportive me telefon. Ndërsa, një 22-vjeçar i punësuar më parë në këtë lokal, është shpallur në kërkim, pasi organizon baste në ambientte e lokalit.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
Njoftimi i Policisë:
U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme.
Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.
Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, shtetasit:
61 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Kala”, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;
31 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në këtë lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.
Gjithashtu, rezultoi se shtetasi 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal, organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al