Denoncimi i Vasilit: 1107 institucione shtetërore nuk paguajnë siguracionet e punonjësve

schedule12:53 - 17 Tetor, 2019

schedule 12:53 - 17 Tetor, 2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për fshehjen e skandalit të mospagimit të detyrimeve shoqërore të punonjësve të administratës publike. Vasili publikoi listën e 1107 institucioneve që kanë detyrime ndaj punonjësve, ku pjesë e të cilave është edhe Këshilli i Ministrave.

Institucionet shtetërore nuk po paguajnë siguracionet shoqërore për punonjësit e tyre, duke krijuar një borxh prej 137 miliardë lekë. Skandali është denoncuar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ka bërë publike edhe listën e institucioneve që nuk kanë shlyer sigurimet shoqërore të punonjësve të tyra mes të cilave edhe Këshilli i Ministrave.

Për numrin 2 të LSI, janë 1107 institucione që kanë detyrime të papaguara ndërkohë që akuzoi qeverinë se po përgatit kapitullimin e skemës së pensioneve.

Për opozitën, reforma territoriale ndryshe nga pretendimet fillestare të qeverisë jo vetëm që nuk uli numrin e punonjësve në administratë por e shtoi disa herë atë. Vasili kujton se të ardhurat për pagat e punonjësve të rinj në administratë merren nga fondi i sigurimeve shoqërore, duke e thelluar akoma më shumë borxhin në institutit e sigurimeve shoqërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!