Rinia, 3 dekada pas revolucionit/ Me ide të qarta, kërkesa të larta dhe shumë synime në jetë

schedule20:05 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 20:05 - 8 Dhjetor, 2023

Nëse 33 vite më parë studentët përmbysën regjimin komunist sot shumë prej të rinjve  hezitojnë të flasin. Madje as për tetë dhjetorin dhe as aty ku lëvizja lindi në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

30 vjet sipas psikologëve janë mjaftueshëm për ndryshimin e brezave ndërsa kohët  kanë ndryshuar.

“Ai brez ishte luftarak se thjeshtë edhe konteksti përmbajtja koha ishte e atille, kërkonte përplasje, përpjekje për të ndryshuar një strukturë, sistem që ishte dhe i vështirë për t’u përmbysur. Vetëdija qytetare nuk është në nivele të mjaftueshme, edhe potenciali luftarak i rinis sot nuk është në nivelin e duhur”.

Dita e rinisë sipas pedagogut të shkencave sociale, Edmond Dragoti është një moment për reflektim dhe motivim, ndërsa të tjera sfida janë para.

“Nëse para 30 vjetësh luftonim për mbijetesë sot mendoj se ne luftojmë për cilësinë e jetës”.

Por si i gjen ky 8 dhjetor të rinjtë në vend?

Disa ndjehen të realizuar, të tjerë i kanë sytë jashtë vendit. Nëse rreth 12 vjet më parë sipas Institutit të Statistikave mosha nga 0 -24 vjeç përbënte 50% të popullsisë vjet  ajo zbriti në 30%.  Shkak është rënia e lindshmërisë dhe emigrimi.

“Është moshë në lëvizje, në aktivitet, është moshë që kërkon më tepër sesa këtu, kërkon të provoje veten, ka tregje me të hapura, mundësi më të mëdha për t’u realizuar, pavarësisht se tregu në Shqipëri është i hapur dhe mundësi ka. Sociologët apelojnë për investime në edukim dhe përfshirje të të rinjve në jetën sociale dhe politike”.