Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me 4 marokenë për Mal të Zi, kapen dy persona

schedule09:50 - 17 Tetor, 2019

schedule 09:50 - 17 Tetor, 2019

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi tentuan të kalonin në mënyrë klandestine 4 shtetas nga Marok. Uniformat blu njoftojnë se si rezultat i operacioni “Golemi” u vunë në pranga 41-vjeçari G.N. dhe 53-vjeçarja V.Y.

Ata u kapën në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem. Klandestinët i kishin futur në një automjet që drejtohej nga 53-vjeçarja. Mësohet se emigrantët kishin destinacion fillimisht Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së, konkretisht Italinë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Ndërsa në Durrës u godit një tjetër tentativë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Policia Kufitare arrestoi 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë drejt Italisë me dokumente të falsifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!