Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën në çdo fushë, përfshirë teknologjinë ushtarake, tha të enjten Presidenti Vladimir Putin.
“Ndërsa mendojmë për të ardhmen, për rendin e ardhshëm botëror, për sigurimin tonë, ne po braktisim marrëdhëniet tradicionale “blerje dhe shitje”, ne po mendojmë për të ardhmen, ne po mendojmë për teknologjinë ,” tha Presidenti i Rusisë, i cili ka zhvilluar lidhje të ngushta me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë një fjalimi në një konferencë ekonomike për investimet.
Gjithashtu presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi sistemin financiar perëndimor si “të vjetëruar” dhe tha se Rusia, e shënjestruar nga sanksionet perëndimore përmes veprimeve të tilla si shkëputja nga sistemi i pagesave SWIFT, ka dëshmuar se mund të kapërcejë çdo sfidë.
Në fjalimin e tij, Putin tha se “monopoli i bankave të mëdha perëndimore” do të përfundojë në vitet e ardhshme falë një revolucioni teknologjik./abcnews.al