Gjithçka zyrtare, Vllaznia largon nga skuadra sulmuesin nga Maqedonia e Veriut

schedule16:50 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 16:50 - 7 Dhjetor, 2023

Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Darko Dodev, me klubin “kuqeblu” dhe 25-vjeçarin, që kanë ndërprerë me dakordësi bashkëpunimin, vetëm pak muaj pasi lojtari nga Maqedonia e Veriut kishte zbarkuar në Shkodër.

Sulmuesi maqedonas u aktivizua në 9 ndeshje në kampionat këtë edicion me Vllazninë, por vetëm një prej tyre e luajti si titullar, duke mos arritur dot të lërë gjurmë me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë.

Dodev firmosi 6 muaj më herët, një kontratë 3-vjeçare me klubin e Superiores, megjithatë, forma e treguar dhe rezultatet larg pritshmërive shtynë palët që të marrin vendimin e një divorci të parakohshëm.

Te Vllaznia duket se kanë nisur punën për merkaton e dimrit, ku fillimisht do të largojë lojtarët që nuk i cilëson më pjesë të projektit, për t’u përforcuar më pas në repartet ku do të kërkojë ndërhyrje trajneri Qatip Osmani. /i.m /abcnews.al

Njoftimi i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!