Ashtu, si rinovimi me Mike Maignan, te “kuqezinjtë” e Milan, edhe rinovimi i “tulipanit”, Denzel Dumfries me “Zikaltërit” e Inter, po komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një “divorci” në fund të sezonit.
Kontrata e holandezit me nënkampionët e Evropës përfundon në verën e 2025-ës dhe bordi i Inter i ofroi një zgjatje të bashkëpunimit deri në 2027-ën, me pagën që rritej nga 2.3 milionë euro në sezon, në 4 milionë euro në sezon.
Megjithatë kjo shifër u konsiderua shumë e ulët nga ana e menaxherëve të holandezit, që kërkuan 6 milionë euro pagë neto në sezon, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit dhe tashmë, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane palët kanë ndërprerë bisedimet, me premtimin që në fillim të vitit të diskutojnë sërish mbi mundësinë e gjetjes së një rruge të mesme për të rinovuar.