TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeverisa ka folur për mediat, ndërsa u pyet për marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët komentoi veprimet opozitës, e cila ka çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se marrëveshja ka kaluar të gjitha filtrat e saj kushtetuese para se të firmosej mes dy kryeministrave, Rama-Meloni. Ministri u pyet edhe për Belerin, ndërsa me një përgjigje të shkurtër tha se kjo i takon drejtësisë dhe nuk është çështje që i takon politikës.
“Ka kohë që nuk e marr seriozisht z. Berisha, sepse ka kohë qe e ka humbur sensin e kohës dhe sensin e realitetit. Çështja Beleri, është çështjet që i takon drejtësisë”, tha ai.
Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi, pyeti ministrin për rezultatet e PISA-s, e cila ka nxjerrë të dhëna jo të mira për aftësitë e nxënësve shqiptarë. Ai nuk bëri komente, por shtoi se kjo pyetje do duhet t’i drejtohej ministres së Arsimit.
“Për të qenë i saktë dhe korrekt këtë pyetje duhet t’ia dërgoni koleges së Ministrisë së Arsimit”, tha Manja./abcnews.al