Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin Koço Buzo.
Ish-polici në maj të 2021 vrau bashkëshorten e tij, Liljana Buzo me breshëri plumbash pasi kërkoi divorcin.
Liljana Buzo u qëllua sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes, pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi.
Buzo në atë kohë plagosi edhe dy persona, një prej të cilëve ishte avokat.
/abcnews.al/