Rimëkëmbja e trafikut ajror, 4.7 miliardë njerëz pritet të udhëtojnë në 2024

schedule14:18 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 14:18 - 6 Dhjetor, 2023

Linjat ajrore presin një rekord prej 4.7 miliardë udhëtarësh në mbarë botën vitin e ardhshëm, një shifër e përshkruar si “historike”, në krahasim me më shumë se 4.54 miliardë që udhëtuan në 2019 para shpërthimit të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia.

Tashmë këtë vit, linjat ajrore kanë kapërcyer ndikimin financiar të COVID-19, me fitime neto prej 23.3 miliardë dollarësh, sipas IATA. Për këtë vit, IATA parashikoi 4.29 miliardë fluturime, duke ulur paksa parashikimin e qershorit prej 4.35.

Për vitin 2024, fitimet pritet të jenë në 25.7 miliardë dollarë, në krahasim me 896 miliardë dollarë në 2023 dhe 838 miliardë dollarë në 2019.

Linjat ajrore pësuan humbje prej rreth 183 miliardë dollarësh midis 2020 dhe 2022 pasi  ishin një nga sektorët e ekonomisë më të goditur nga kriza shëndetësore e koronavirusit për shkak të mbylljes së kufijve dhe kufizimeve të udhëtimit.

“Duke pasur parasysh humbjet masive të viteve të fundit”, fitimet që presim në vitin 2024 “tregojnë qëndrueshmërinë e sektorit të aviacionit”, theksoi drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, duke shprehur kënaqësinë e tij për “ritmin e jashtëzakonshëm të rimëkëmbjes”.

/abcnews.al