Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu 60-vjeçari në Mallakastër

schedule14:12 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 14:12 - 6 Dhjetor, 2023

Një 60-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut në fshatin Lumar të Mallakastrës. Mësohet se është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, raportohet se arma i është sekuestruar nga forcat blu, pasi ishte pa leje.

“Pasditen e djeshme, në fshatin Lumar, Mallakastër, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante pa leje, shtetasi, 60 vjeç. Ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e gjahut. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al