La Liga i ka kërkuar Barcelonës dhe Real Madridit ta luajnë klasiken e radhës në ‘Bernabeu’. E gjitha kjo ka ardhur për shkak të situatës politike në Katalonja. Situata ka agravuar dhe protestat po vazhdojnë, duke bllokuar rrugët kryesore të qytetit.
Sipas gazetës spanjolle AS, La Liga i ka kërkuar urgjentisht të dyja klubeve që ndeshja të luhet në shtëpinë e Realit, për të shmangur çdo incident që lidhet me sigurinë e zhvillimit të takimit.
Dy gjigantët spanjollë do të ndeshen për herë të parë këtë sezon në ‘Camp Nou’ në datën 26 tetor. Nëse klubet pranojnë propozimin e La Ligës, atëherë ‘El Clasico’-n në ‘Camp Nou’ do ta shikojmë në datën 1 mars të vitit të ardhshëm. /abcnews.al

