Një 18 vjeçar ka gjetur vdekjen në Bypassin e Fierit në afërsi të fshatit Pojan. I riu është goditur nga një mjet tip Rrul i cili drejtohej nga një 41 vjeçar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al