Shqipëria e vajzave luajti mbrëmjen e sotme ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Ligës së Kombeve ndaj Hungarisë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Uj Hidegkuti Handor” të Budapestit, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 6-0.
Në ndryshim nga ndeshja ndaj Irlandës së Veriut, trajneri Grima vendosi të bëjë tre ndryshime në formacionin titullar, duke hedhur në fushë këtë 11-she titullare: Antigoni Hyska (GK), Sara Maliqi, Armera Tukaj, Lucije Gjini (c), Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Gresa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti, Fortesa Berisha, Mikaela Metalla.
Hungarezet kalojnë në avantazh që në minutën e 10-të të takimit me Henrietta-n, pas një gabimi të portieres kundërshtare. Një minutë më vonë, kundërshtaret realizojnë edhe golin e dytë me Zsanett. Kuqezezat pësojnë edhe golin e tretë në minutën e 18-të me Lilla-n. Fortesa Berisha pati një rast mjaft të mirë për të ngushtuar rezultatin e takimit, por topi përfundoi jashtë zonës kundërshtare. Hungarezet realizojnë edhe golin e katërt në minutën e 43-të me Csiszar Henrietta. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin 4-0 për Shqipërinë.
Sakaq, në pjesën e dytë të takimit, trajneri Grima vendos të bëjë disa zëvendësime, duke hedhur në fushë Efi Lufon në vend të Kristina Maksutit, Mikaela Metallën në vend të Matilda Gjergjit, Marie Bashkën në vend të Fortesa Berishës dhe Valentina Trokën në vend të Luçije Gjinit. Vajzat kuqezi tentojnë të krijojnë raste por pa fat. Hungarezet realizojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 81 dhe 86-të. Takimi përfundoi me rezultatin 6-0. /FSHF