Lufta në Lindjen e Mesme, më vdekjeprurësja në histori për gazetarët

schedule11:07 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:07 - 5 Dhjetor, 2023

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve të hënën numrin e gazetarëve të vdekur në Lindjen e Mesme, pas fillimit të luftës Izrael-Hamas.

Komisioni, i cili filloi regjistrimin e vdekjeve të gazetarëve në vitin 1992, raportoi se lufta në Lindjen e Mesme ka pasur pasojë tragjike, ku brenda një muaji konflikt, janë regjistruar humbjet më të mëdha të gazetarëve në histori.

Deri më 4 dhjetor:

Humbën jetën 56 gazetarë palestinezë, 4 izraelitë dhe 3 libanezë

11 gazetarë u raportuan të plagosur

3 gazetarë u raportuan si të zhdukur

19 gazetarë u raportuan si të arrestuar

Numri i gazetarëve të vrarë është mes 16,000 viktimave totale të luftës  që shpërtheu më 7 tetor, me më shumë se 15,800 palestinezë të vrarë në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe 1,200 të vdekur në Izrael.

Dita më vdekjeprurëse e luftës për gazetarët ishte dita e parë e saj, 7 tetori, me gjashtë të vdekur, dhe dita e dytë më vdekjeprurëse ishte 18 nëntori, ku u vranë pesë.

Në të njëjtën kohë, ka pasur raportime për sulme, kërcënime, censurë dhe vrasje të të afërmve të gazetarëve gjatë së njëjtës periudhë. Ushtria izraelite ka informuar AFP dhe Reuters se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve të saj.

Dy agjencitë e lajmeve kishin kërkuar garanci se punonjësit e tyre nuk do të ishin në shënjestër të sulmeve izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!