Orban kërkon që BE të anashkalojë çdo vendim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës

schedule09:42 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:42 - 5 Dhjetor, 2023

Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkoi që samiti i liderëve të Bashkimit Evropian që do të mbahet javën e ardhshme, të shmangë çdo vendim mbi qëllimin e Ukrainës për të marrë një dritë jeshile për bisedimet e anëtarësimit, edhe pse vendi është në luftë me Rusinë.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje me Moskën edhe pse BE ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, ka theksuar se Kievi nuk është gati të fillojë negociatat e pranimit në union, shkruan Reuters.

Qëndrimi i tij është në kundërshtim me këndvështrimin e Komisionit Evropian, organit ekzekutiv të BE-së, i cili rekomandoi muajin e kaluar që krerët e bllokut t’i japin Kievit dritën jeshile për të filluar bisedimet sapo të ketë përmbushur disa kushte përfundimtare.

Megjithatë, çdo vendim i tillë kërkon mbështetjen unanime të liderëve të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!