Policia Rrugore apel: Mos abuzoni me alkoolin, s’tolerojmë

schedule11:44 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 11:44 - 27 Dhjetor, 2017

Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë festës së ndërrimit të viteve. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore në kryeqytet i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të mos drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit, pasi do të ndëshkohen.

Erion Ahmeti Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Gjatë një deklarate për mediat, këshilloi qytetarët që mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur gjatë festës së fundvitit. Penalizimet në raste të tilla do të jenë të renda.

 

Sipas Ahmetit, gjatë ditëve të festës Policia Rrugore do të garantojë sigurinë jo vetëm në akset kombëtare, por edhe brenda qyteteve.

Në fund shefi i policisë rrugore theksoi se gjithë efektivet e Tiranës do kalojë në gjendje të përforcuar gjatë ndërrimit të viteve, por edhe në orët e para të 2018-ës./abcnews.al