Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hamasi kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas vizitës së prokurorit Karim Khan në Izrael

schedule12:30 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 12:30 - 4 Dhjetor, 2023

Hamasi lëshoi një deklaratë ku ka kritikuar ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pasi shefi i saj, prokurori Karim Khan vizitoi Izraelin të dielën për të inspektuar vendet e sulmit më 7 tetor.

Khan nuk e vizitoi Gazën, por shkoi në Bregun Perëndimor, shkruan Sky News.

Hamasi e kritikoi Khan që shkoi në Izrael “pa u shqetësuar për të vizituar Rripin e Gazës dhe për të dëgjuar palën tjetër”.



Grupi tha se vendimi “bie ndesh me kërkesat minimale të drejtësisë dhe procedurave gjyqësore”.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër deklaratat e zotit Karim Khan dhe njëanshmërinë e tij ndaj narrativës së rreme dhe mashtruese të okupimit, dhe dënojmë gjithashtu injorimin e tij të qindra thirrjeve në mbarë botën nga avokatët dhe organizatat e të drejtave të njeriut, duke i kërkuar atij të shkojë në Rripin e Gazës, për të mësuar të vërtetën për spastrimin etnik dhe luftën sistematike gjenocidale të kryer nga neo-nazistët kundër fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!