Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 111-vjetorin e themelimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka theksuar se presin të vazhdojnë punën krah për krah së bashku për të çuar përpara paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe botë.
“Urime Shqipëri në Ditën Kombëtare të Forcave të Armatosura! Si një aleat dhe partner në NATO, Shtetet e Bashkuara urojnë Shqipërinë në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë më 4 dhjetor 1912. Ne presim të vazhdojmë të punojmë së bashku krah për krah për të çuar përpara paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe botë”, thuhet në postim.
View this post on Instagram
/abcnews.al