Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, është një ndër më të mirët në Serie A. Gardiani kuqezi luan prej disa sezonesh te Lacio, aty ku ka impresionuar. Strakosha ishte fajtor në golin e shënuar nga Turqia në atë humbje 1-0 në Stamboll, por arriti të mbajë rrjetën e tij të paprekur në sfidën ndaj Moldavisë.
Tashmë, portieri shqiptar rikthehet te Lacio, aty ku projektohet sërish titullar. Këtë sezon, Strakosha ka është në listën e lojtarëve më me shumë minuta në Serie A. Ai ka luajtur të gjitha 630 minutat në tetë sfidat e para, duke qenë një nga liderët e lacialëve.
Lojtari i dytë më me shumë minuta te Lacio është Acerbi, me 610 minuta në total. Kjo statistikë tregon se Inzaghi kurrsesi nuk e mendon Strakoshën jashtë formacionit, duke treguar një besim të madh te gardiani kuqezi./abcnews.al