Historia e popullit kalon përmes sakrificës dhe rezistencës, e ndërsa figurat e ndryshme historike kryesisht përmes këngëve, por edhe me anë të shkrimeve na janë paraqitur jo vetëm si mendimtar por edhe si luftëtar të me emër.
Muzeu Historik i Shkodrës ka nxjerr 30 armë të ndryshme që datojnë nga viti 1750 deri në vitin 1850.
“Historia flet kështu nëpërmjet prodhimit, përdorimit, të këtyre armëve. Të cilat janë një përpjekje e popullit tonë, nëpërmjet forcave mbrojtëse, kapaciteteve të rezistencës tonë ndaj vrulleve historike”, tha Sokol Haliti, Drejtor i Muzeut Historik Shkodër.
Armët janë marrë të gjitha në dorë, dhe janë restauruar nga mjeshtri Petrit Bilali, i cili tregon edhe teknikat që ka përdorur për restuarimin dhe konservimin e armëve…
“Kena ba heqjen manuale të ndryshkut, mandej kena ba heqjen me solucion të ndryshkut me aceton dhe alkool, kena ba mandej vajatisjen për pjesën e hekurit. Cdo metal ka teknikat e veta të pastrimit dhe në fund vajatisjen me vaj konservans me qëllim që në gjendjen qe e kena pru ta ruajm sa ma gjatë”, tha ai.
Armët janë të tipologjive të ndryshme, të prodhuara në vende të ndryshme të botës, por armët e zjarrit sipas historianit të muzeut të Shkodrës janë prodhuar në Shqipëri.
“ Është një periudhë 100 vjecare, 1750-1850 që Shqipëria është eksportuese e armëve të zjarrit. Si pjesa perendimore Shkodra, Vlora, Gjirokastra kanë eksportuar përmes detit mesdhe në territoret tjera të Perandorisë Osmane…. Por sipas të dhënave të konsullit Venecian në Shkodër janë eksportuar Calina, janë pistoleta të shkurta, pra janë armë zjarri të shkurta edhe drejtë Venedikut. Këto janë eksportuar për dy arsye, për arsye se ndoshta ishin më të lira, por edhe për arsye se ishin precize”…
“Në popull njihet si martina, është arma e famshme e periudhës së fundit të shek 19, është armë amerikane e prodhimit industrial. Por e veçanta e kësaj arme është se pikërisht me këtë martinë Ali Pashë Gucia ka mbrojtur Plavën e Gucinë për të mos rënë në duart e Malazeze…”
“Është një object prodhim I vitit 1875, prodhim industrial amerikan, me gjithëse në Tetov artizanët arriten ta prodhojnë, është e fundit që artizanët shqiptarë arriten ta prodhojnë si model. Por ky egzemplar ka historinë e vet. Në vitin 1887 fuqitë e mëdhaja ja caktojnë Plavë Gucine ja caktojnë Malit të Zi, tërhiqen ushtritë osmane dhe vendin e tyne e nxajnë ushtritë Shqiptare të Lidhjes së Prizrenit ato udhëhiqeshin nga Ali Pashë Gucia dhe për të mbajtë vijen e frontit nisen karvanet nga Shkodra. Ai që drejtonte karvanet del e pret Ali Pashë Gucia dhe I falë pushkën e vetë… Kjo është e tija personale që ja ka falë, dhe djali I tij në vitin 1957 ja ka dhuru muzeut, është nga familja tafilicëve”
“Këtu kena një procedurë që ashtë e gdhendun pjesa e celikut dhe asht derdh sermi brenda, kjo ka kenë e mbuluar nga ndryshku dhe me shumë kujdes…… Asht punu mbrapa nga mjeshtrat shkodranë, për kohen ka kenë një armë shumë modern dhe e gjitha dekoracionet nga mjeshtrat Shkodranë
Puna në restaurim dhe konservim është shumë e rëndësishme dhe tepër e kujdesshme, kërkon përqendrim te madh.
“Në fillim janë të gjitha të bezdishme sepse konservimi është shumë I vështirë. Në momentin e parë mendon si ta konservoj pa e dëmtu objektin. I gjithë procesi fillimisht deri sa ta kuptosh se si duhet ta zgjidhësh është si një ekuacion që duhet ta zgjidhesh, e merr në dorë dhe duhet ta zgjidhësh… Don shumë kujdes për me diagnostiku fillimisht me ba analizen e metaleve, sepse argjendi don ujë me sodë buke dhe brusha të forta pastrami mekanik të heqish pishllekun… Teknike dhe durim pa diskutim, po s’pate durim mos u merr hiç me at punë sepse të ngec në dorë dhe mundesh me ba dame”
Rëndësia që i është kushtuar detajeve tregon sa e fortë ka qenë lidhja me armën, ndërsa luksi që ato kanë tregojnë edhe për rangun shoqëror që armë mbajtësi ka pasur…
“Kjo është artizanale, e tipit karajfile, kjo është e Shkodrës… Kjo e shqipërisë së veriut… Kjo e jugut te dyja janë karajfile që janë të punuara me gurë strallit…. Shpatat janë me origjin të ndryshme… Këtu kena dy me emra shumë të veccant kjo është Serme është prodhim I shkodres, quhet Serme sepse është e doreza dhe kasa me serm, kurse kjo është Leshjanja që është prodhim I Lezhës…. E cuditshme është përhapja kapilare e prodhimit të tyre, kemi punishte në Hajmel, në shëngjergj afër Elbasanit, në zonat urbane për rreth Janines, pra jo vetëm në zonat urbane por edhe rurale. E vecanta është se në disa zona arriten perfeksionimin, janë carqet e karajfilave që prodhoheshin në Hajmel dhe që ishin të kërkuara në gjithë Shqipërinë e veriut sepse ishin shumë precise, duronin largështirën”
Armët relike dhe artizanale që datojnë prej vitit 1750-të u ekspozuan për herë të parë, me rastin e festave të nëntorit, në Muzeun Historik të Shkodrës.